Vrasja tek “Ali Demi”, në gjyq autori
TIRANE – Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet ndaj Erion Dudës, i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”. Dosja në ngarkim të tij u depozitua pak ditë më parë në gjykatën e kryeqytetit, ndërsa shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtarin Sokol Tona si shqyrtuesin e saj. Ngjarja për të cilën Erion Duda ndodhet pas hekurave u shënua në 12 maj të këtij viti në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Sipas prokurorisë, “zanafillë” e ngjarjes kishte qenë një ndodhi e një dite më parë, kur Duda në kohën që ishte në shoqërinë e një vajze ishte ndjerë i ngacmuar nga vështrimet e tre djemve, klientë në të njëjtin lokal pranë “Shkollës së Kuqe” në Tiranë. Ndërsa atë ditë vetëm “u kishte tërhequr vëmendjen” duke u folur, të nesërmen “palët” janë takuar diku tjetër. Pas një përleshjeje fizike Duda ka qëlluar me thikë të tre personat, njëri prej të cilëve Fatjon Çela gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra. ar.ba.