Orhan Pamuk: Ju beratasit keni në duar një thesar
BERAT- Pas vizitës së shkrimtarit, gazetarit, kronikanit dhe gjeografit turk, Evlia çelebiu cili në vitin 1670, i dërguar nga Qyprili Fazil Ahmet Pasha (1661-1676), kryevezir (kryeministër) i Perandorisë Osmane me origjinë nga Roshniku i Beratit, vizitoi qytetin e Beratit, vizita e shkrimtarit nobelist turk, Orhan Pamuk është konsideruar si më e rëndësishme e një personaliteti botëror të letrave në qytetin historik të Beratit.
Takimi i shkrimtarit turk Orhan Pamuk me lexuesit dhe qytetarët e shumë beratas u zhvillua në bibliotekën e qytetit "Vexhi Buharaja". Pas falënderimeve dhe urimit të mirëseardhjes në qytetin e Beratit nga ana e drejtorit të bibliotekës "Vexhi Buharajha", Arben Jahupaj, kryebashkiakut Fadil Nasufi dhe prefektit të qarkut, Bujar Hoxhaj, fjalën e ka marrë shkrimtari nobelist Orhan Pamuk, i cili ka thënë se ndjehet i emocionuar që ndodhet në qytetin e Beratit. "Jam tepër i lumtur dhe i emocionuar që ndodhem mes jush. Jam i lumtur nga pritja e ngrohtë që po më bëni. Unë e kam pritur me padurim ardhjen në qytetin tuaj të bukur të Beratit. Vizitën në qytetin e Beratit e kam pritur si një fëmijë kur do të shikojë një film të bukur, një shfaqje cirku të bukur, kështu me një padurim të tillë e kam pritur ardhjen time në Berat".
Më tej ai tha se: "Nga vetura pashë pak qytetin e Beratit, pashë pak atë zonën atje (lagjen muzeale 'Mangalem'), dhe gjithçka më kujtoi fëmijërinë time, më kujtoj mua qytetin tim të lindjes. Duhet t'ia dini vlerën qytetit tuaj, ju keni në duart tuaja një thesar mjaft të madh, sepse ne në Turqi shumicën e qyteteve i kemi betonizuar, i kemi shkatërruar dhe i kemi prishur". Në vijim ai ka folur edhe për vizitën e kronikanit turk në Berat në shekullin e 17-të, duke thënë: "Sigurisht që unë jam në dijeni që në shekullin e 17-të, Beratin tuaj të bukur e ka vizituar edhe Evlia çelebiu, dhe mua më erdhi shumë mirë që ai u kujtua në takimin tonë të sotëm. Ja sot, 300 e ca vjet më vonë, përsëri po vjen një shkrimtar nga Stambolli i cili po viziton qytetin tuaj të bukur", - ka përfunduar shkrimtari Orhan Pamuk.
Ndërkohë që shkrimtari nobelist Orhan Pamuk pritej të vizitonte Muzeun Ikonografik Kombëtar "Onufri", i ndodhur në lagjen "Kala" dhe disa zona të tjera historike dhe muzeale të qytetit, ai i ka zhgënjyer të gjithë. Orhan Pamuk kishte zënë vend në një nga lokalet e thjeshta buzë rrugës kryesore, lokal që ndodhet pranë "Merkatos" së qytetit.
(d.g/GSH/BalkanWeb)