Greva ne diten e shtate, te denuarit nuk terhiqen
Lezhe- Te denuarit e burgut te Shenkollit nuk terhiqen nga ngujimi edhe pas premtimit te ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, per inspektimin ne Gjykaten e Lezhes. Edhe gjate dites se djeshme 360 te burgosur nuk pranua ushqimin, duke kembengulur se kerkojne lirine me kusht, qe u takon sipas ligjit dhe uljet e denimit. Burime nga ky institucion i vuajtjes se denimit thane mbreme per gazeten "KJ" se situata paraqitet e qete, ndersa disa prej te denuarve kane shfaqur shenja keputjeje dhe luhatje tensioni si pasoje e refuzimit te vakteve. Nje grup infermieresh dhe ambulancash kane qene te vendosura ne ambientet e burgut me kapacitet 500 te denuar, nderkohe qe masat e sigurise ishin te larta. Mesohet se dje asnje prej te denuarve nuk ka dale nga ngujimi, ndersa u eshte premtuar se per dhjete dite do te zgjidhet ankesa e tyre pas peticionit te drejtuar autoriteteve shteterore. Te denuarit qe sot hyjne ne diten e shtate te ngujimit, u kane thene gardianeve dhe drejtuesve te Shenkollit, se deri ne perfundimin e inspektimit nuk do te terhiqen, pasi kerkojne te drejtat e tyre sipas ligjeve ne fuqi. Te denuarit akuzuan gjyqesorin ne Lezhe dhe prokurorine se nuk u ka lejuar uljet e denimit nje here ne vit me masen 3 muaj, ashtu sic parashikohet dhe ne ligj. Po keshtu eshte refuzuar lirimi me kusht per te burgosurit qe kane vetem pak kohe per te shlyer ne qeli.
Urdhri
Efektive te burgut thane se diten e djeshme nuk ka pasur asnje prej te burgosurve me probleme te renda shendetesore dhe se nuk eshte ndermarre asnje takim nga zyrtaret e larte te burgjeve apo Ministrise. Ministri Alibeaj urdheroi nisjen e inspektimit ne gjykate per verifikimin e ankesave.
Urdhri
Efektive te burgut thane se diten e djeshme nuk ka pasur asnje prej te burgosurve me probleme te renda shendetesore dhe se nuk eshte ndermarre asnje takim nga zyrtaret e larte te burgjeve apo Ministrise. Ministri Alibeaj urdheroi nisjen e inspektimit ne gjykate per verifikimin e ankesave.