E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e pallatit, kryebashkiaku nen hetim

Prokuroria e Gjirokastres ka marre nen hetim ne cilesine e deshmitarit edhe kryebashkiakun Flamur Bime, se bashku me 12 anetaret e KKRT-se. Edhe pse disa dite me pare u zhvilluan protesta te banoreve kunder kryebashkiakut, ai nuk e ka dhene doreheqjen, duke u shprehur se eshte nje zyrtar pa imunitet dhe se vendoset ne dispozicion te prokurorise per hetime. Madje organi i akuzes e ka marre ne pyetje per 90 minuta ne cilesine e deshmitarit per menyren se si firma "Arti" perfitoi lejen e ndertimit nga KRRT per ndertimin e pallatit 8-katesh. Anetare te keshillit akuzuan Bimen se i kishte dhene lejen firmes, pa pasur nje licence dhe studim gjeologjik.

Dosja me demshperblimet, pritet miratimi

Prefektura e Gjirokastres i ka derguar Ministrise se Brendshme dosjen e demshperblimeve per 13 familjet qe mbeten te pastreha pas shembjes se plote te pallatit ne lagjen "11 Janari". Demi eshte vleresuar ne 80 milione leke dhe pritet qe qeveria te kaloje per miratim kete shume, me qellim qe t'u vije ne ndihme familjeve te demtuara. Mesohet se nje pjese e tyre kane marre shtepi me qira per t'u strehuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›