KLD, hetim gjyqtares se Sarandes
Tirane- Keshilli i Larte i Drejtesise ka nisur dje, verifikimin per proceduren gjyqesore te ndjekur nga Gjykata e Sarandes, ndaj 18-vjecarit Aristidh Gllucaj, i arrestuar pak dite me pare, nen akuzen e "kalimit te paligjshem te kufirit". Burime nga keshilli bene te ditur dje per gazeten "Koha Jone" se inspektoret e KLD-se jane duke verifikuar seancen per masen e sigurise se dhene ndaj ketij shtetasi nga Gjykata e Sarandes, gjate momentit qe ai humbi ndjenjat ne gjykate si pasoje e dhunes fizike te ushtruar ndaj tij ne policine e Sarandes. Edhe pse ne gjendje te rende, gjykata vendosi ndaj tij masen e sigurise "30 dite burg", duke mos marre asnje mase ne ato momente. Dy dite pas ngjarjes se ndodhur ne Gjykaten e Sarandes, reagoi Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, i cili denoncoi dhunen e ushtruar ne polici ndaj ketij shtetasi, si dhe kerkoi nga kryeprokurorja Ina Rama, hetimin sa me shpejta, te drejte dhe objektiv, per te zbatuar parimin Kushtetues se: Te gjithe jane te barabarte para ligjit. Avokati i Popullit kritikoi edhe prokurorin dhe gjyqtaren e ceshtjes, duke iu drejtuar organeve kompetente, KLD-se dhe Prokurorise se Pergjithshme per ta, te cilet nuk moren asnje mase kur pane 18 vjecarin te "keputet" ne salle. Dobjani kritikoi prokurorin per masen "burg me afat" kerkuar per 18-vjecarin, si dhe gjyqtaren per vazhdimin e seances dhe caktimin e mases "burg me afat 30-ditor". Nderkohe qe Gjykata e Sarandes ka caktuar masen e sigurise "arrest me burg" per ish-agjentin e seksionit te Luftes Kunder Krimit te Organizuar ne komisariatin e policise se Sarandes, Ardit Hasanbega, i cili do te qendroje ne burg deri ne perfundim te hetimeve per akuzen qe rendon tashme mbi te. Polici akuzohet per "perdorim dhune" ndaj 18-vjecarit nga Vlora t te ndaluar dite me pare per ngjarjen e Butrintit me akuzen "favorizim te kalimit te paligjshem te kufirit kundrejt perfitimit". Pas reagimit te Avokatit te Popullit kryeprokurorja Ina Rama, ka urdheruar vartesit e saj te hetojne kete ceshtje, ndersa nga ana e policise u be i mundur arrestimi i oficerit te Policise Gjyqesore. Ne dhomat e paraburgimit, sipas Avokatit te Popullit, ne keto mjedise eshte perdorur torture nga policia. Ne sallen e gjyqit, te ndaluarit te keqtrajtuar i ra te fiket para trupit gjykues. Per disa dite ai u mjekua ne spitalin e Sarandes, por sipas drejtorit te spitalit, dy dite me pare ai u percoll "per analiza te plota ne Tirane, pasi ne spitalin e Sarandes nuk ka radiografi, skaner". R.Caushaj