E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronari grek, me "kallash" ne dhome

Elbasan- Pronari grek i nje lokali qe sherbente edhe si hotel ne Fushe Labinot te Elbasanit, eshte shpallur ne kerkim mbremjen e djeshme nen akuzen e "armembajtjes pa leje". Burime zyrtare thane se gjeten nje automatik model 56, "Kallashnikov", ne dhomen e bashkepronarit grek te lokalit "Keshtjella", Kristo Jalja, 43 vjec, banues ne Athine te Greqise. Sipas te dhenave te policise, ky shtetas e mbante armen pa leje. Policia ka shpallur ne kerkim sipermarresin grek i cili nuk u gjet ne lokal gjate kontrollit te kryer. Ende nuk dihen motivet se perse 43 vjecari grek mbante automatik pa leje. Sipas te dhenave, 43 vjecari nuk kishte asnje konflikt dhe madje nuk kishte kerkuar as ndihmen e policise dhe organeve te rendit. Ceshtja eshte nen hetimin e prokurorise, nderkohe qe i eshte kerkuar te gjitha pikave kufitare qe te bejne ndalimin, ne rast se e konstatojne.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›