E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, burg pronarit te firmes

Gjirokaster- Bashkepronari i firmes se ndertimit "Arti sh.p.k" nuk ka mundur dot te binde trupin gjykues per lirine e tij pas vetedorezimit, duke u bere personi i tete qe merr masen e sigurise "arrest ne burg". Gjyqtari i ceshtjes, Pellumb Vehbiu, ka zhvilluar nje ore seance gjyqesore ne ngarkim te Aristotel Haxhiaj, te akuzuarit te dhjete te tragjedise se 9 nentorit ne lagjen "11 Janari", ku u shemb pjeserisht nje pallat, qe shkaktoi tre te vdekur. Vendimi u dha mesditen e djeshme nen masa te rrepta te sigurise dhe deri ne perfundim te hetimeve, Haxhiaj do te qendroje i izoluar ne burgun e Bences, ku ndodhen edhe te dyshuarit e tjere. Haxhiaj eshte shprehur se nuk ka pergjegjesi ne kete tragjedi dhe se leja e ndertimit ishte marre e ligjshme.

Me pare gjykata kishte lene ne qeli edhe presidentin e shoqerise, Sotiraq Janora, nderkohe qe grupi hetimor ka vleresuar se shkak i shembjes se pallatit te vjeter jane bere punimet qe kryheshin per themelet e pallatit te ri, vetem 15 metra me larg. Haxhiaj u vetedorezua mengjesin e se enjtes ne Policine e Gjirokastres, pas pese ditesh kerkimesh intensive. Me pare gjykata kishte liruar dy prej 10 te akuzuarve, ekskavatoristin Jani Ndrico dhe arkitektin Njazi Cobani, si te paperfshire ne ngjarje. Kurse ne burg mbeten tre zyrtare te bashkise, Aferdita Papamihali, Admir Shehaj dhe Alfred Mamani.

Po e njejta mase u dha per kater inxhinieret Luan Bufi, Gjergji Mece dhe Thanas Llahana. Grupi i te ndaluarve akuzohet per "shperdorim detyre" dhe "shkelje te rregullave te sigurise". Shembja e pallatit 5-katesh shkaktoi tre te vdekur mesditen e se dieles se kaluar, ndersa u kerkua doreheqja e kryebashkiakut Flamur Bime si shkaktari i ngjarjes, pasi kishte dhene nje leje ndertimi jo te rregullt. Viktima mbeten Parashqevi Zoto, 68 vjece, Valbona dhe Anxhela Dalani, 35 dhe 12 vjece, nene e bije.

Ne kete ngjarje u plagosen edhe 15 persona te tjere, nderkohe qe u bllokuan punimet e firmes "Arti sh.p.k" per ngritjen e pallatit te ri. Trupat e kerkim-shpetimit nxorren nga rrenojat pas dy ditesh kerkime trupat e tre viktimave, dy prej te cilave nene e bije, qe nuk munden te mbijetonin. Grupi hetimor dyshon se leja qe i eshte dhene firmes per germime ne afersi te pallatit te vjeter eshte jo e rregullt dhe nuk ka nje studim gjeologjik te ligjshem, pasi zona njihej si teper problematike per shkarjet e dherave.

B.Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›