Maskat me arme braktisin drogen
Gjirokaster- Maskat e armatosura braktisin ngarkesen e droges ne kufi dhe arratisen. Policia e Gjirokastres zbuloi ne afersi te Kakavijes 60 kg marihuane, e ndare ne pako nje kilogrameshe dhe nje arme automatike "Kallashnikov". Kater persona qe mbanin maska ne koke u pikasen nga kamerat termike te vendosura nga Policia Kufitare, kurse operacionit te bluve, te dyshuarit i jane pergjigjur me arratisje duke u futur ne thellesi te tokes greke. Ngjarja ka ndodhur mbreme rreth ores 18:30, ndersa iu kerkua ndihme edhe policise helene per arrestimin e kater trafikanteve te droges.
"Njesiti i Policise Kufitare Kakavije, gjate kryerjes se sherbimit, duke vezhguar me kamera termike ne vendin e quajtur Gryka e Bogazit, ne afersi te fshatit Radat, ka konstatuar 4 persona te maskuar te cilet po leviznin ne drejtim te kufirit jeshil me shtetin grek", tha zedhenesi i policise, Gentian Mullai.
Menjehere njesiti i policise eshte afruar ne distance dhe u ka bere thirrje te ndalojne. Por ne menyre te menjehershme, kater maskat kane hedhur cantat e shpines duke u larguar ne thellesi te tokes greke. Menjehere pas ketij konstatimi eshte kerkuar edhe ndihma e forcave te tjera per te kryer kerkime ne zone dhe per te bere te mundur kapjen e trafikanteve.
Nga keqyrja e vendit te ngjarjes jane gjetur 4 canta shpine te medha me ngjyre te zeze, si dhe nje arme zjarri tip "Kallashnikov" dhe nje karikator me fisheke, te hedhura mbi disa shkurre. "Ne canten e pare jane konstatuar 19 pako ne forme cilindrike me peshe 1 kilograme secila, ne te dyten kishte 21 pako dhe ne te treten 2 pako te rrumbullaketa, me peshe 10 kilograme marihuane secila, te mbeshtjella me leter natriban", thane burime zyrtare. Mesohet se ne canten e katert agjentet, gjeten vetem buke dhe ushqime te tjera. Nga peshimi i sasise se lendes narkotike eshte bere e ditur se gjendeshin 60 kg marihuane qe do te shitej ne Greqi. Ekspertet e policise konfirmojne faktin se ngarkesa me droge kishte si destinacion shtetin fqinj. "Policia po punon per kapjen e ketyre personave, te perfshire ne kete trafik te lendeve narkotike", tha Mullai. Nderkohe qe materialet i kaluan Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane per vepren penale te "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike".
B. Kore