Greva, rikthehet Besnik Bare
Deputeti Besnik Bare është rikthyer në çadrën e grevës së urisë. Pas dy ditësh trajtimi mjekësor në spital, Bare i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën, është rifutur në çadër për të vijuar me ngujimin para Kryeministrisë. Në fakt ky akt është paralajmëruar prej tij dy ditë më parë, teksa në një prononcim nga spitali, ai ka deklaruar rikthimin pranë kolegëve të grevës së urisë. Angazhimi i deputeti Bare është përshëndetur edhe nga kryetari i PS, Edi Rama, i cili në fjalimin e djeshëm para protestuesve ka falënderuar deputetin e Tiranës për përkushtimin e sinqertë ndaj kauzës së opozitës. Besnik Bare, Asllan Dogjani dhe Klodiana Spahiu janë tre deputetët që janë detyruar të braktisin grevën e urisë, teksa rikthimi në çadër, pas trajtimit mjekësor, është bërë vetëm nga kreu i PS-së së Tiranës.
#