Dy grevistë lënë çadrat
Të larguarit
Dy grevistë të tjerë të urisë janë detyruar që të lënë çadrën para selisë së qeverisë për t’iu drejtuar spitalit. 38-vjeçari Afrim Syla nga Kukësi është transportuar për në QSUT pak minuta para mesnatës së datës 12 maj. Po kështu, dje pasdite, Astrit Sefekolli, 50 vjeç, nga Korça, ka ndjekur fatin e 26 grevistëve të tjerë, të cilët kanë dalë nga ngujimi për arsye shëndetësore. Tensioni, shqetësimet në stomak, por edhe dobësitë e përgjithshme kanë qenë shkaqet kryesore që kanë sjellë përkeqësimin e situatës. Një tablo të plotë të gjendjes ka bërë dje mjeku Sabit Brokaj, që asiston të ngujuarit, të cilët tashmë janë më pak se 200 persona.
#