Braktisi foshnjën, nën hetim endacakja
Durrës
Një endacake 19-vjeçare është vënë nën hetim në gjendje të lirë për braktisjen e foshnjës së saj. E reja nga Kavaja, R.F. për shkak të jetës endacake që bën dhe pamundësisë për të rritur e mbajtur një fëmijë, është detyruar ta braktisë vogëlushen e vet, Enisa.H, që më 27 shkurt të këtij viti ka mbushur 1 vjeç. Pas dorëzimit në polici, fëmija i është paraqitur si rast emergjent për strehim dhe kujdes Shtëpisë së Foshnjës në Durrës, ku dhe ndodhet aktualisht, ndërsa e ëma do të përballet në gjendje të lirë me akuzën për braktisje të fëmijës së mitur.
#