E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva, rrugë pa krye nga e cila Rama duhet të heqë dorë menjëherë

Sabri Godo

Republikani Sabri Godo e konsideron ‘grevën e urisë’ së socialistëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si një rrugë pa krye dhe njëherazi i apelon Edi Ramës të heqë dorë nga një rrugë e tillë presioni.
“është mirë që kryesocialisti të pranojë se greva është një rrugë pa krye dhe ta ndërpresë atë para se të rrezikojë jetën e njerëzve të tij”- tha Godo duke shtuar se për kërkesat e tij, Edi Rama po bën një mëkat, duke refuzuar t’i drejtohet komisionit të Venecias, i cili sipas tij është institucioni që do t’i japë zgjidhje ngërçit.
“Komisioni i Venecias është institucioni i duhur. është i përbërë nga personalitete në fushën e drejtësisë të njohur në Europë. Janë me të vërtetë krejt të paanë. Ata nuk duan të dinë parti, nuk duan të dinë të djathtë e të majtë. Ata janë organi më I përshtatshëm që mund të japë një gjykim për një konflikt të tillë. Do të ishte mëkat që ajo të mos shfrytëzohej”, deklaroi Godo.
Duke iu referuar një formule të mundshme konsensusi, të propozuar nga ndërkombëtarët, komenti i politikanit Godo, është ky se “duke lënë mënjanë idenë se njëra palë duhet të mposhtë tjetrën dhe kjo nuk duhet të ndodhë, duhet të dy palët të ndahen me nder nga ky sherr”. “Secili të marrë të vetat. Në qoftë se nuk bëhet kjo atëherë unë do t’i quaja këta që janë në krye njerëz që nuk marrin mbi vete përgjegjësinë që u takon. Mund të ndërhyjë ambasadori Borsch, mund të ndërhyjnë ambasadorë të tjerë mbi atë që ndodh në Shqipëri, por nuk janë ata që duhet të vendosin se si duhet të zgjidhet kjo çështje. Do të ishte shumë keq për ne në qoftë se do të mbërrinim në një pikë të atillë dhe do të shkojmë drejt kësaj në rast se me të vërtetë nuk do të behet asgjë le të themi sot, nesër dhe pasnesër”, shtoi më tej ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›