E Diel, 1 Nëntor 2026

Servet Pëllumbi sulmon Edi Ramën: Çdo forcë politike duhet të respektojë zërin e intelektualëve

Një prej protagonistëve të së majtës shqiptare, ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, u shpreh dje se elita e intelektualëve shqiptarë, të cilët ditët e fundit kanë rënë pre e dhunës politike të ushtruar nga Edi Rama, është një zë i fuqishëm që duhet dëgjuar. Peticioni i firmosur gjatë ditëve me radhë, duke përfshirë në të njerëz të shquar të artit, skenës, akademikë, pedagogë të universiteteve më të mëdha të vendit, është një thirrje publike që i bëhet kreut të PS-së, i cili duhet të heqë dorë nga bllokimi i aspiratave të integrimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në familjen e madhe evropiane. Në këtë drejtim, Servet Pëllumbi konsideroi se çdo forcë politike duhet të respektojë elitën intelektuale, pasi zëri i saj është më i fuqishëm se ai i eksponentëve politikë. “Intelektualët, janë ata që mendojnë për të ardhmen, ata që nuk pyesnin për interesin e tyre personal, duhet të thonë fort ndjenjën e tyre. Ata po bëjnë një thirrje për zgjidhjen e ngërçit politik. Të mos harrojmë se zëri i elitës intelektuale, është zëri më i fuqishëm në vend. Unë mendoj se intelektualët duhet t’i bëjnë thirrje mbarë opinionit publik, që të ngrejnë zërin edhe ata për dhënien fund të kësaj politike”, u shpreh Pëllumbi.
Gjithashtu, ish kryetari i Kuvendit komentoi dhe lëvizjet e Edi Ramës, të cilat çuan në ngujimin e deputetëve dhe disa simpatizantëve socialistë. Pëllumbi tha se PS ka humbur ndjeshëm terren në elektorat, pasi socialistët nuk po ndjehem më të përfaqësuar në programin e Partisë Socialiste.
Më tej, Servet Pëllumbi theksoi se me reaksionimin e qëndrimit kundër institucioneve kushtetuese, PS-ja nuk bën gjë tjetër veçse tkurr ndjeshëm elektoratin e majtë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›