Greva tërheq vëmendjen e Brukselit, dy eurodeputetë vijnë në Tiranë
Delegacioni europian takohet me 10 deputetët grevistë. Deputeti belg, Ducarme: “Kjo çështje do të futet në axhendën e Parlamentit Europian dhe duhet të zgjidhet me gjithëpërfshirje”
Shaban Sulçe
Një delegacion i Brukselit që erdhi dje në mënyrë të posaçme për të vizituar deputetët shqiptarë që ndodhen në grevë urie për kauzën madhore të mbrojtjes së votës së lire, arriti të takohet me deputetët vetëm pasdite. Delegacioni i kryesuar nga deputeti liberal belg Denis Ducarme, si dhe nga Claude Moniquet, Presidenti i Qendrës Strategjike Europiane për Inteligjencën dhe Sigurinë, janë lejuar të futen vetëm pasdite vonë në sallën e Kuvendit ku deputetët po bëjnë grevën e urisë, pasi në drekë ata janë ndaluar para ambjenteve të Kuvendit nga punonjësit e gardës.
Gjatë takimit me deputetët në grevën e urisë, deputeti belg Ducarne është shprehur se ngjarja e grevës së urisë së deputetëve shqiptarë është dëgjuar mjaft, ndaj dhe kjo është arsyeja e vizitës. “Për më tepër , kur bëhet fjalë që në grevë urie është ish-Kryeministri i Shqipërisë Ilir Meta, një emër i njohur dhe i dashur në Evropë”, tha ai. Deputeti belg është shprehur gjithashtu se ne e mbështesim këtë grevë, sepse kjo nuk është thjesht një grindje partish, por është një përpjekje për të shpëtuar natyrën e regjimit. “Ju duhet të më besoni mua, se unë nuk jam deputet i majtë, por jam i qendrës së djathtë, liberal-demokrat, tha Ducarne.
Gjatë tentativës së parë, ku Ducarme tentoi të takonte deputetët shqiptarë, por që u pengua nga forcat e gardës, ai dha intervistën e mëposhtme.
Zoti Ducarme, cili është qëllimi i vizitës suaj sot në Shqipëri?
Në Europë media ka folur shumë për këtë ngjarje që ka ndodhur në Shqipëri në lidhje me grevën e urisë së parlamentarëve, prandaj dhe unë kam bërë këtë udhëtim të gjatë për të takuar kolegët e mi parlamentarë, për të diskutuar rreth këtij problemi të komplikuar tashmë.
Nuk është thelbi i problemit që unë të përfshihem në çështje të brendshme të Shqipërisë. Është thjesht një interesim i ligjshëm i një parlamentari europian, që ka ardhur sot në Tiranë për ta diskutuar këtë çështje me ta dhe për të kontribuar në zgjidhjen e situatës. E gjeta si detyrim moral që të vij dhe të pyes, pse parlamentarët shqiptarë kanë hyrë në grevë. Greva e urisë e parlamentarëve shqiptarë është diçka e pazakontë dhe krijon vërtet shqetësim tek ne.
Nëse kjo do të ndodhte në Belgjikë a diku tjetër në vendet e BE-së, si reagon demokracia atje? A është normale që 10 deputetë të hyjnë në grevë urie? Si veprohet në vendet me demokraci të mirëfillta?
Ndoshta nuk do të ndodhte asnjëherë në Europën Perëndimore, sepse nëse ne do të përballeshim me një precedent të tillë, do të ishte zgjidhur nga konsensusi i përbashkët mes palëve, nga negociatat mes partive politike, që fatkeqësisht duket se ky nuk është rasti për Shqipërinë. Edhe kjo çështje duhet të ishte zgjidhur me gjithëpërfshirje, që deputetët të mos kishin nevojë të hynin në grevë urie.
Çfarë këshille do të jepnit për grevistët?
Nuk kam ndonjë këshillë konkrete për Shqipërinë dhe kolegët shqiptarë. Por gjithsesi, ky është një test për demokracinë në Shqipëri.
Ka ardhur ndonjë mesazh nga Brukseli? Cili është qëndrimi i parlamentarëve lidhur me këtë grevë urie të deputetëve për votën e lirë?
Unë nuk kam ardhur me qëllimin për të mbështetur përfaqësuesit e njërës parti apo tjetrës në këtë proces, por për t’u informuar dhe për të futur këtë çështje në axhendën e Parlamentit Europian. Unë jam liberal, i qendrës së djathtë. Parlamentarët që janë në grevë urie janë të një spektri të gjerë, LSI, PDK dhe të partive të tjera. Jo gjithsecili ka të njëjtën ndjeshmëri politike. Jam këtu për të kuptuar dhe mbrojtur demokracinë. Europa është e interesuar të dijë se çfarë po ndodh në Shqipëri, sepse një ditë ose një tjetër, Shqipëria do të futet në Bashkimin Europian. Është e rëndësishme për ne që të kuptojmë çdo gjë që po ndodh në Shqipëri dhe në ç’fazë është tranzicioni drejt BE-së apo drejt Europës.
Çfarë mund të na thoni për faktin që nuk u lejuat të hynit në ambientet e brendshme ku po zhvillohet greva e urisë?
Unë u surprizova që hyrja e Parlamentit ishte bllokuar për një parlamentar europian, në një kohë kur në çdo vend të Europës ajo është e hapur jo vetëm për parlamentarët, por edhe për mediat apo personalitetet e ndryshme. Kjo është e pajustifikueshme në një vend demokratik.
15 Nentor 2008