Retro/Histori: 19 tetor 1862 Vëllezërit Lumiere
Auguste Marie Louis Nicolas Lumiere u lind më 19 tetor 1862, në Besançon të Francës. Ai bashkë me të vëllanë Louis Jean ishin ndër kineastët e parë në histori. (Si për rastësi, Lumiere përkthehet ‘dritë’ në shqip). Për nder të tyre është pagëzuar edhe një asteroid. Vëllezërit me vetëm dy vjet diferencë në moshë u shpërngulën në Lyon në vitin 1870, ku që të dy shkuan në shkollën “La Martine”, shkolla më e madhe teknike në qytet. I ati, Claude Antoine Lumiere ishte pronar i një firme fotografike dhe të dy vëllezërit punonin për të. U desh dalja në pension e të atit që vëllezërit të fillonin të krijonin filma. Ata u bënë zotërues të patentave të disa proceseve të rëndësishme që çuan në shpikjen e kameras. Kinematografi u patentua më 13 shkurt 1895 dhe filmimi i parë i përket 19 marsit 1895. Ky filmim i parë shfaq punëtorët që dalin nga fabrika “Lumiere”.