Basha homazhe në varrin e Ibrahim Rugovës
12-06-2013 / Gazeta 55
Kryetari i Bashkisë së Tiranës në 14 vjetorin e çlirimit të Prishtinës
Prishtina shënon 14 vjetorin e clirimit të saj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i është bashkuar atmosferës së kryeqytetit të Kosovës, ku dhe ka marrë titullin e qytetarit të nderit.
Por festimet nuk mund të nisnin pa kujtuar më parë ata që i përkushtuan jetën kësaj dite.
I shoqëruar nga kryetari I Prishtinës Isa Mustafa, Basha ka kryer homazhe në varrin e ish presidentit Ibrahim Rugova, si dhe tek varrezat e dëshmorëve. Vendosja e kurorave është shoqëruar nga një minutë heshtje, në shenjë nderimi dhe respekti për ata që dhanë jetën për clirimin e Prishtinës.
Më pas nderime janë kryer dhe para bustit të dëshmorit të Kombit Zahir Pajaziti.