Grevistet: Gati te flijohemi ne miniere
Drejtuesit e sindikatave akuzojnë kompaninë se nuk ka paguar grupin e minatorëve qe u angazhua javën e kaluar për riparimin e dëmeve, ndërkohe qe sipas tyre ka kaluar ne bordero pagat për administratën e minierës se Bulqizës. Për vlerësimin e dëmeve drejt Bulqizës kane udhëtuar specialistët e agjencisë kombëtare të Burimeve Natyrore. Por deri mesditën e te mërkurës ata nuk janë lejuar te hyjnë ne miniere, pasi sindikalistet u kane kërkuar te shoqërohen nga përfaqësues te “ACR”, sipas rregullores. 700 minatorët e Bulqizës kërkojnë rritje page nga 20 deri ne 40 %, thellim te galerive si dhe përmirësim te kushteve te punës. Ndonëse kane kaluar me shume se tre jave nga ngujimi dhe protestat e minatorëve te Bulqizës, nga kompania nuk ka asnjë përgjigje pozitive për plotësimin e kërkesave.