E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, policia: Vrasja e Paulin Markut për motive të dobëta, arrestohet autori

TIRANË- Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë arrestuar sot autorin e dyshuar të vrasjes një ditë me parë të 31-vjecarit Paulin Marku te vendi i quajtur kthesa e Kamzës në Tiranë.

Atsrit Vladi është emri i të arrestuarit për të cilin policia ka dyshime të forta se është pikërisht ai autori që ka shtënë me pistoletë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 31- vjecarit nga Puka.

Burimet nga policia e Tiranës, raportuan për NEWS 24 se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Por, arrestimi i Vladit do të hedhë dritë plotësisht për krimin me të fundit të ndodhur në kryeqytet. Policia mori në pyetje 10 persona dhe shoqëroi 5 të tjerë të cilët dhanë shpjegime për ngjarjen.

Paulin Marku, i cili po lëvizte me një motor u qëllua disa herë me pistoletë nga autorët, të cilët ishin brenda një automjeti që u largua menjëherë nga vendi i krimit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›