E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, babai i dy fëmijëve tenton të vetëvritet

TIRANË – Orët e fundit kanë qenë të tensionuara për një familje në lagjen Kombinat të kryeqytetit. Një 30 vjecar ka tentuar të vetëvritej pas një konfrontimi me prindërit e tij.

30 vjecari ishte ngjitur në ballkon në katin e katërt të një pallati në Kombinat në rrugën Llambi Bonata, në tentativë vetëvrasje. Babai i dy fëmijëve Elton Elezi duket se para se të ngjitej në ballkon për të tentuar vetëvrasjen ka rrahur prindërit e tij.

Forcat RENEA kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë negociuar për me tepër se 40 minuta me 30 vjecarin, para se ta bindnin të zbriste nga ballkoni.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›