Pankartat anti-Berisha, kryeministri kërkon lirimin e të arrestuarve
TIRANË- Kryeminsitri i vendit Sali Berisha, kërkoi lirimin e të rinjve, të cilët u arrestuan pasi kanë shpërndarë pankarta antiqeveritare.
Kreu i qeverisë në një njoftim zyrtar për mediat thekson se shpërndarja e pankartave kundra tij janë pjesë e skenarit të kryesocialistit Rama, ndaj ka kërkuar nga organet kopetente që të lënë të lirë të rinjtë, pasi sipas tij ato nuk shprehin qëndrimin e tyre personal.
“Posterat në fakt nuk shprehin aspak qëndrimin e tyre personal ndaj kryeministrit, por ishin thjesht përsëritje e rradhës së sindromit obsesiv mortor të skenaristit të tyre, zotit Rama, që ushqen dhe ngushëllon vehten duke imagjinuar fatkeqësi të kundërshtarëve të tij”,- vijon reagimi i kryeministrisë. Berisha.
Të rinjtë aderues në lëvizjen ‘Rinia Aktive’ ranë në prangat e policisë kanë shpërndarë në rrugët e kryeqytetit postera me përmbajtje antiqeveritare.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë vdekjen e z.Sali Berisha. – Njoftimi nga familja. – Autorët e vdekjes: Viktimat e Gërdecit, Minatorët e Bulqizës etj”,- citohej në njoftimin e rremë për vrasjen e kryeministrit Berisha.
17-vjecari Geraldo Durda, i cili në tragjedinë e Gërdecit humbi vëllain e tij 7-vjeçar, Arlind Kote, kreu i lëvizjes Rinia Aktive, Dritan Broka, nënkryetari Arlind Kote, si dhe aktivisti Klevis Bejleri. janë të rinjve e arrestuar nën akuzën e "shpërndarjes së informacionit që përhap panik".
(e.m/BalkanWeb)