E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama reagon për raportin e ODIHR

“Kriza është shtjelluar plotësisht në raportin e ODHIR-it dhe janë dhënë edhe rekomandime të vyera për ta adresuar atë siç duhet, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të përputhen me standardet deri këtu të munguara ndërkombëtare. Minimalisht me këtë KQZ dhe këtë Kolegj Zgjedhor s’mund të bëhen më zgjedhje në Shqipëri. Sikundërse zgjedhjet nuk mund të bëhen as me këto lista, që votën e emigrantëve ia lënë në dorë pushtetit për ta përdorur në interes të tij. Këtë nuk e themi më vetëm ne, opozita e dëmtuar rëndë nga veprimtaria brutale e këtyre dy institucioneve, po e thotë shkoqur arbitri ndërkombëtar”. Nga ana tjetër, kreu i opozitës Rama shprehet për te gjithë zërat kritike ndaj mënyrës se si është sjelle opozita gjate gjithë kohës duke thënë se e mirëkupton revoltën e tyre, por se nuk tërhiqet nga rruga paqësore e reagimit. “E di fort mirë se ç’zhgënjim e brengosje ka lënë pas maskarada e Tiranës, di edhe se sa shumë janë ata që vazhdojnë të na gjykojnë keq, mua personalisht në rradhë të parë, për qasjen paqësore me të cilën e përballuam procesin torturues të manipulimit të rezultatit ditën për diell. Kam ndjekur me vëmendje shpalosjen e një fryme revolte në editoriale, analiza e blogje, ku opozita akuzohet si e pafuqishme përballë të keqes që ka kapur për fyti Shqipërinë dhe si e paaftë për të mbrojtur me forcë votën e marrë nga populli. Mirëkuptoj revoltën e secilit që ndjehet keq në këtë situatë dramatike, por nuk ndaj dot opinionin se këtë situatë e zgjidh vetëm reagimi i dhunshëm i opozitës. Dhe nuk kam asnjë pendesë për qasjen tonë paqësore ndaj procesit, për rrugën ligjore që ndoqëm deri në fund, për mosnxitjen e dhunës kur një dorë zullumqarësh të veshur me toga të zeza vulosën me vendim gjykate grabitjen e dhunshme të mandatit tonë për Tiranën”. Ne fund Rama i drejtohet te gjithë qytetareve qe ne këto ore te vështira te jene te bashkuar dhe te luftojnë pushtetin e Sali Berishës me te gjitha mjetet paqësore qe kane ne dispozicion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›