E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plaku mohon vrasjen horror

84-vjeçari Gaqo Dumka është shprehur gjate seancës se Liljana Arapin e kane vrare ne shtëpinë e tij tre persona te tjerë, te cilët pretendon se nuk i njihte. I moshuari ka pohuar vetëm se ka transportuar trupin ne plehra. Megjithatë, trupi gjykues e ka lënë te moshuarin ne burg pa afat, sipas kërkesës se prokurorisë, e cila e akuzon për “vrasje me dashje ne rrethana cilësuese”. Me këtë mase është shprehur dakord edhe avokati i Dumkes, i zgjedhur nga djemtë e tij. Ndërkohë, familjaret e te ndjerës nga qyteti i Bilishtit kane tërhequr nga morgu trupin e gruas për ta përcjellë për ne banesën e fundit, por pa koke. Kërkimet e eksperteve ne banese, ne koshat e vendgrumbullimin e plehrave te qytetit, por se fundmi edhe ne lumin Dunavec, qe kalon ne periferi te Korçës, kane rezultuar deri tani pa sukses.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›