E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Grevistët me moral të lartë”

 

Nënkryetari i PDK-së, Vladimir Beja theksoi në një konferencë për shtyp se 11 deputetët grevistë të LSI, PDK e Ps '91 janë të vendosur t'i shkojnë deri në fund kësaj greve në mbrojtje të lirive demokratike në vend. Sipas tij "ne deklarojmë me krenari se morali i deputetëve tanë grevistë është i lartë, ata janë të vendosur në sakrifikimin e tyre sublimë, në mbrojtje të lirive demokratike të çdo shqiptari, të garantuara në Kushtetutën e këtij vendi. Ne jemi pranë tyre dhe do të protestojmë fort, pa u ndalur në mbështetje të deputetëve tanë kurajoz. PDK, u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që e duan demokracinë dhe vlerat e saj, të bashkohen me ne, pasi Demokracia është në rrezik", tha Beja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›