Grevisti i katërt përfundon në spital
Situata
Demo Muhaj, një grevist rreth të dyzetave është përcjellë dje në spital për shkak të rëndimit të shëndetit në ditën e gjashtë të grevës së urisë. Gjendja e tij është përkeqësuar rreth orëve të mesditës çfarë ka sjellë edhe shoqërimin e tij në spital. I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekes ish-greviste, Klodian Spahiu, e cila ka dhënë sqarime për gjendjen e Muahjt, por edhe për situatën e grevistëve të tjerë në përgjithësi. Sipas saj ka një përkeqësim të përgjithshëm te të gjithë që shoqërohet me simptoma të tilla si dobësi, luhatje tensioni, por edhe diarre, apo marrje mendsh. Në rastin e grevistit Demo Muhaj është bërë e ditur se ai vuante paraprakisht nga tensioni, një shkak patologjik ky më shumë që ka përcaktuar rëndimin e shëndetit.
#