E Diel, 1 Nëntor 2026

Grima: Vllaznia si Tirana, i synon te dy trofete

Vllaznia ndodhet me pike te barabarta me Tiranen, ne klasifikimin e kampionatit, gjashte jave para perfundimit dhe do te perballet sot, me rivalen kryesore te ketij sezoni. Portieri Admir Grima beson tek te dy trofete dhe thote se ka nje arsye per te shmangur euforine. "Vllaznia ndodhet me pike te barabarta me Tiranen, kur kampionati po shkon drejt perfundimit", tha Grima."Tirana ka deklaruar e para, se i synon te dy trofete. Pse mos pretendojme nje gje te tille, kur shifrat na e japin kete te drejte", - thote portieri i Vllaznise, Admir Grima. Ndeshja e sotme mes Tiranes dhe Vllaznise pritet te percaktoje deri diku fatet e seciles skuader, apo forcen e tyre reale, per pretendimet qe kane ne fund. Gjithsesi, deri tani Tirana dhe Vllaznia jane duke rivalizuar me njera-tjetren dhe kjo, ka shtuar interesin e tifozerise, por tregon se secila prej tyre eshte e denje per te realizuar "bis" trofesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›