E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhiosmanovic: Nuk e njoh Tiranen

Trajneri i Vllaznise, Dervish Haxhiosmanovic deklaroi nga Shkodra, para ndeshjes se sotme me Tiranen, se nuk e njeh kundershtarin, duke e quajtur kete si nje problem te madh dhe qe e shqeteson shume. Vllaznia do te prese Tiranen, pasi ka lene pas disa rezultate pozitive. Atmosfera ne Shkoder, pasi drejtimin e ekipit e mori trajneri Dervish Haxhiosmanovic, shihet optimiste por trajneri i druhet bardhebluve: "Nuk jam perballuar ende me Tiranen dhe nuk e njoh kete skuader. Qe kur mora ne dore drejtimin e ketij ekipi, sot do te jem per here te pare perballe ekipit, me te cilin do te diskutojme trofete. Shpresoj dhe besoj se do t'ia dalim mbane",- theksoi trajneri i Vllaznise. Trajneri i Vllaznise njeh Tiranen e sezonit te kaluar, kur e mundi paster 2-0 ne Elbasan. Megjithate ai thote se edhe kete vit eshte i fokusuar tek gjendja e skuadres qe drejton dhe shprehet optimist, ne arritjen e nje rezultati pozitiv. Sipas Haxhiosmanovic, me rendesi do te jete fakti i ruajtjes se qendrueshmerise se ekipit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›