"Kultivoni dhe ruani muziken tone popullore"
C'do te thote per ju te jeni pjese e nje recitali si ky ne mbremje?
Per ne eshte nje nder i vertete si Ansambel, si "Corona" dhe te gjithe bashkepunetoret qe kemi ardhur ketu, bashke me solistet, qe jemi ftuar nga Ansambli i Kengeve dhe Valleve Popullore, qe te jemi pjese e koncertit te mikut dhe kolegut tone, Gezim Alimehmetajt, Xhimi sic e quajme ne. Natyrisht qe ne jemi perpjekur maksimalisht te korrespondojme me programin qe ka Ansambli ne repertor, duke sjelle disa kenge tipike kosovare.
Kenget kosovare me te cilat do te prezantoheni ju, jane te njohura per publikun shqiptar?
Besoj se jane te njohura per publikun, te pakten nje pjese e tyre. Ka kenge qe kendohen edhe nga kengetare ne Shqiperi, mendoj se jane te njohura, me perjashtim te dy kengeve qe jane te reja, te kompozuara enkas per keta kengetare dhe kete eveniment.
Sa u perket kengetareve qe jane perzgjedhur, cilet jane ata?
Kengetaret qe kemi ftuar te jene pjese e ketij koncerti jane pa dyshim kengetaret me te mire qe kultivojne muziken e mirefillte popullore shqiptare, gje qe kohet e fundit nuk po ndodh shume as te ne, e as te ju. Keshtu, jemi munduar qe atyre t'u leme nje hapesire dhe kontributi yne, sadopak i vogel, te permbaje perpjekjet tona maksimale per te ruajtur vleren e muzikes se paster popullore.
Sa kengetare jane me ju?
Sonte (dje) jane me ne pese kengetare me neve si mysafire, pervec Bujar Cicit nga Tirana. Pala shqiptare do te kete koreografine, jemi marre vesh per permbajtjen e valleve. Programi eshte koordinuar shume mire, nderkohe qe valletaret nderrojne veshjet, ne do te performojme nga dy kenge.
Per ju kjo nuk eshte hera e pare qe vini ne Shqiperi, keni qene ketu edhe me pare.
Eshte hera e katert ose e peste qe une vij ne kete salle per te performuar. Gjej rastin te falenderoj nga zemra drejtorin e Teatrit te Operes dhe Baletit, Zhani Cikon, per mundesine qe na ka dhene te jemi prane publikut shqiptar, gje per te cilen i jam shume mirenjohes. Te gjithe artdashesve do t'u thoja duheni, ruajeni dhe kultivojeni muziken tone popullore, qe ka vlera te pacmueshme.