E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, kompensim te dritave edhe pas privatizimit

Qeveria ka marre persiper te kompensoje shtresat e varfra, per energjine elektrike edhe pas privatizimit te OSSH-se. Sipas perfaqesuesit te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Alfred Rrushaj qeveria do te kompensoje rritjen e cmimit te energjise edhe pas shitjes se OSSH-se. Sipas vendimit te qeverise kompensimin e energjise e perfitojne pensionistet dhe ate me ndihme ekonomike. Por sipas nje vendimi me te fundit te qeverise per kete qellim, kompensim te faturave te energjise perfitojne edhe punonjesit e administrates publike dhe te gjithe buxhetoret qe kane nje rroge me te ulet se, 35 mije leke. Ne menyre te vazhdueshme, qeveria ka marre edhe masa per demshperblimin ekonomik te punonjesve, pensionisteve dhe atyre qe perfitojne asistence nga shteti, ne lidhje me rritjen e cmimeve, inflacionit dhe energjise elektrike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›