E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nje enderr qe po behet realitet"

Une do te vij sonte per publikun shqiptar si perfaqesuese e Ansamblit te Kengeve dhe Valleve Popullore ne Prishtine, "Shota". Do te interpretoj dy kenge kosovare, "Ma fal ate buzeqeshje" dhe "Ani more nuse". Besoj se do te jete nje koncert jashtezakonisht i mire, duke qene se jemi edhe dy ansamble, grupi "Corona" nga Kosova.

Ju vini per here te pare ne Tirane?

Jo, une kam qene ketu edhe me pare.

Megjithate, duket se bashkepunimet po intensifikohen pas Pavaresise se shtetit te Kosoves? Ju si e konsideroni kete?

Kjo ka qene per ne nje enderr qe eshte bere realitet. Nuk do koment kam pershtypjen, eshte nje gje shume e bukur, per te cilen ne gjithmone kemi dhene mesazhe neper kenget tona. Tani kjo u arrit, jemi shume te lumtur, sigurisht.

Cfare ndjesish keni, duke qene se jeni perpara publikut shqiptar?

Cdo kund ku paraqitesh para publikut, ke pergjegjesi per ate qe do te japesh ne skene, por perpara publikut shqiptar, eshte ndjesi me e vecante, duke qene se na ka munguar, e nuk e kemi perjetuar gjithmone.

Sa i perket bashkepunimit te kengeve nga Kosova dhe valleve nga Shqiperia, c'mund te thoni? A kishte veshtiresi apo u pershtatet mjaft mire?

Besoj se bashkepunimi eshte i mire. Pergjegjesite ishin te ndara dhe personalisht mendoj se eshte nje gershetim shume i mire. Besoj dhe shpresoj qe publiku do te dale shume i kenaqur sonte ne mbremje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›