Grimca Humoristike
Dimri
Xhoni, duke prerë dru ujë në djersë, pa një indian që rrinte pak larg. Indiani pasi pa Xhonin i tha "Ky dimër do të jetë i ftohtë" dhe u largua. Ndërsa Xhoni vazhdoi duke prerë më shumë dru me mendimin se vëndasit kanë kaq vjet që jetojnë në natyrë, me siguri që diçka dinë.
Pak më vonë shfaqet një indian tjetër dhe pasi shikon Xhonin thotë "Ky dimër do të jetë shumë i ftohtë" dhe zhduket. Xhonin i cili panikohet akoma më shumë vazhdoi të priste dru si i çmendur.
Ndërkohë që po këputej nga lodhja vuri re një indian tjetër që po afrohej i cili i thotë: "Ky dimër do të jetë shumë shumë i ftohtë". Indiani sapo do largohej, por Xhoni nuk e lejon dhe e pyet: "Nga e di ti?".
Indiani mjaft i qetë i thotë: "Të parët tanë thonë që: Sa më shumë dru të presë njeriu i bardhë aq më i ftohtë bëhet dimri."
Aparatura e gënjeshtrës
Në Amerikë do të bëhej një provë gënjeshtre. U zgjodhën tre vajza, një brune, një gështenjë dhe një bjonde.
E lidhën brunen me aparaturën dhe iu kërkua që të thotë diçka:
- Ëëëë, unë mendoj se jam vajza më e bukur e këtij shteti.
Aparatura:
- Pëëërrrrrrrrr........
U kuptua që brunja gënjeu.
Gështenja:
- Ëëëë, unë mendoj se jam vajza më e zgjuar e këtij shteti.
Aparatura:
- Pëëërrrrrrrrr........
Bjondja:
- Ëëëë, unë mendoj..
Aparatura:
Aparatura:
- Pëëërrrrrrrrr........
Sikur ëndrrat të ishin të vërteta!!!
Gruaja sapo zgjohet ditën e Shën Valentinit:
"I dashur" i thotë..."E di çfarë pashë në ëndërr? Sikur vjen në mbrëmje me një kuti të paketuar shumë bukur. Unë hap pakon shumë e emocionuar dhe e di se çfarë del...? NJË VARËSE SEDEFI!... Si mendon ti ç'kuptim mund të ketë?"
I shoqi buzëqeshi:
"Sonte në mbrëmje do t'a marrësh vesh e dashur..."
Dhe në mbrëmje vjen në shtëpi me një kuti të paketuar mjaft bukur... E shoqja nuk u beson syve:
- I dashur! Ti je i mrekullueshëm!", - i thotë dhe fillon të hapë nxitimthi pakon... Dhe çfarë doli nga kutia do thoni ju...
.
.
......... Libri "SHPJEGUESI I ËNDRRAVE"
E-maili i Gabuar
Një burrë kryen regjistrimin në hotelin ku mbërrin.
Kur hyn në dhomë shikon një kompjuter në tavolinë dhe vendos t'i shkruajë një e-mail të shoqes. Por pa e vënë re e dërgon në një adresë të gabuar...
Në këtë kohë, në një vend tjetër, një grua sapo është kthyer nga ceremonia mortore e të shoqit dhe shikon e-mailin në kompjuter. Mendon se e-maili i ka ardhur nga shoqet dhe pasi e lexon i bien të fikët.
E ëma, e cila futet në dhomën e saj, shikon vajzën e saj përtokë dhe vë re mesazhin në ekran:
Për: Gruan time të dashur
Lënda: Sapo mbërrita
Data: 28 Shkurt 2006
Jam i sigurt që po habitesh që po merr të reja prej meje. Këtu kemi kompjuter dhe mund t'i dërgojmë e-mail njerëzve të cilët i duam. Këtu sapo mbërrita dhe bëra regjistrimin. Këtu çdo gjë është përgatitur duke patur parasysh që ti do vish nesër. Mezi po pres të takohem me ty. Shpresoj të kalosh një udhëtim pa probleme si unë.
P.S.: Këtu është shumë nxehtë.
Ndërtimin e Urës së Tretë të Bosforit e fitoi një konsorcium i përbërë nga japonezë, amerikanë dhe turq. Në momentin kur të bëhej inaugurimi dhe do pritej shiriti, ura shembet me një zhurmë të llahtarshme.
Iku i gjithë mundi im, mori fund rëra ime, - tha japonezi dhe bëri harakiri.
Iku hekuri im, u shembën me tonëra hekur, - tha amerikani dhe nxorri pistoletën dhe vrau veten.
Kontraktori turk i cili i ndoqi të gjitha këto, mori frymë thellë dhe iu kthye atyre që kishte pranë:
- Sa mirë që s'përdora çimento, se për ndryshe do shkatërrohesha dhe unë si këta të dy.."
*****
Pronarët e fabrikave më të njohura të birrës shkojnë në barin e hotelit ku po bëhet mbledhja... Vjen pronari i Corona-s dhe i thotë barmenit:
- Më mbush një Corona!..
Pas pak vjen pronari i Budweiser dhe thotë:
- Më jep një Bud!...
Pronari i Miller-it ishte ulur në bar dhe porosit:
- Miller!..
Më pas vjen pronari i Birra Tiranës dhe thotë:
- Një Coca Cola ju lutem...
Pronarët e tjerë e shikojnë me habi, ndërsa ai përgjigjet:
- Meqë asnjëri nga ju nuk pi birrë thashë t'ju shoqëroj...
*****
Në Lezhë po bëheshin punime rruge. Fshatarët kishin lëshuar një gomar dhe rrugën që përshonte gomari e bënin rrugë. Në atë kohë andej kalon një inxhinier italian dhe bëhet kurioz e pyet:
- Përshëndetje! Çfarë po bëni kështu?
- Po ndërtojmë rrugë, - i thotë fshatari.
- Po ky gomar, për çfarë është, - vazhdon të pyesë inxhinieri.
Fshatari i shpjegon proçedurën e përgjithshme dhe i thotë që gomari vendos se nga duhet të kalojë rruga.
Inxhinieri italian u shkul së qeshuri dhe shton:
- Po mirë, çfarë bëni kur s'e gjen gomari?
- Atëhere thërrasim inxhiniera nga Italia, - i përgjigjet fshatari.
******
Hitleri dhe Stalini janë ulur në një bar. Një burrë futet brenda dhe pyet barmenin në janë Hitleri dhe Stalini ata të dy. "Po!",- i thotë barmeni.
Më pas burri ecën drejt tyre dhe i pyet:
- Tung! Çfarë po bëni?
- Po planifikojmë Luftën e Tretë Botërore, - i përgjigjen.
- Me të vërtetë? Po çdo ndodhë? - pyet përsëri burri.
Hitleri i përgjigjet: - Kësaj radhe do vrasim 14 milionë çifutë dhe një gomist.
- Një gomist??? - i kthehet burri.
Hitleri i kthehet Stalinit dhe i thotë:
- E shikon? Të thashë që askush s'do e vrasë mendjen për 14 milionë çifutët...