Pentagoni garon me Hollywood-in!
Në brigjet e Paqësorit në Los Anxhelos ndodhet qendra e prodhimeve "të ëndërrave" dhe "imagjinatës". Los Anxhelos është një shtet shumë më i madh se sa të tjerë, me një popullsi që i kalon të 10 milionët, e përbërë më tepër prej njerëzish me origjinë aziatike dhe amerikanolatine. Por fama e vërtetë e tij vjen se ai është qendra e Hollywood-it. Filmi i parë që u xhirua atje në një garazh i përket vitit 1911. Në ditët e sotme Hollywood-i është vatra ku përhapen në të gjithë botën "mendimet dhe mënyra e jetesës së Amerikës". Atë që se ka arritur asnjë ushtri në botë e ka realizuar industria e imagjinatës së Hollywood-it. Institucionet shtetërore, universitetet dhe bankat me gjithë shpenzimet e reklamës në shkallë ndërkombëtare nuk mundën të jenë aq ndikuese sa Hollywood-i. Sepse është pak të thuhet se filmat e Hollywood-it nuk kanë lënë shtëpi të botës pa hyrë. Të gjitha kinematë dhe televizionet e botës janë të mbushura plot e përplot me to. Eshtë e mundur të ndjekësh filmat e tyre edhe në vendet më të thella të Azisë apo Afrikës, aty ku "nuk ka shkelur këmbë të huaji". Seritë e filmave erotikë, të dhunës dhe horrorit të prodhuara nga Hollywood-i i tërheqin të gjithë para ekranit. Ata përhapin frikë dhe terror së bashku me heronjtë imagjinarë të tyre në të gjithë botën. Amerika nuk e pushton botën me ushtrinë e saj, por me filmat e kinemasë dhe televizionit të prodhuara nga Hollywood-i. Sektori i kinemasë dhe argëtimit nuk është ndryshuar në një industri përralle e imagjinate në asnjë vend të botës sa çështë shndërruar në Amerikë. Sepse dihet që në Amerikë çdo gjë matet me para. Në shoqërinë amerikane nuk zë vend një punë prej të cilës nuk ka para. Për këtë qëllim edhe Hollywood-i prodhon pa ndërprerë përralla të reja, armiq të rinj, frikë të re. Ata sajojnë përralla të tilla, sa të duket se janë krejtësisht të vërteta. Prodhimet mjeshtërore që përgatit dhe shet Hollywood-i ngjyrosin sytë e të gjithë botës që nga Japonia deri në Argjentinë. Edhe regjimet më të rrepta totalitare nuk munden ti bëjnë ballë futjes në vendet e tyre të kulturës kapitaliste amerikane. Kultura e "cirkut" apo e "zbavitjes" e kohës së romakëve e deri më sot, për të dehur dhe neutralizuar popullatën nuk mund të përdoret kaq me sukses sa Hollywood-i në asnjë vend të botës. Pas sulmit vetvrasës të New York-ut, Pentagoni nxjerr në plan të parë Hollywood-in. Ushtria më e madhe e botës, Pentagoni, filloi të nxjerrë në pah vlerat amerikane, njëlloj si Hollywood-i. Atë çfarë bën Hollywood-i në filma e bën edhe ushtria me armë. Nga një anë Hollywood-i përhapte imagjinata dhe përralla, nga ana tjetër Pentagoni përhapte "demokraci" dhe "të drejtat e njeriut". Pentagoni, u vendos në Afganistan duke krijuar një armik të rremë si "Bin Laden". E pas tij, duke treguar një "rrezik" si Sadami, i cili do ti vërë flakën të gjithë Lindjes së Mesme, Amerika u mundua të zbarkojë në Irak dhe ia arriti qëllimit. Vetëm se ata më tepër sesa lufta e nxehtë, janë më të aftë për luftë psikologjike. Bënë të fryjë një erë e tillë në Lindjen e Mesme, saqë u hodh mendimi se "Iraku me armët shfarosëse në masë mund të shkatërrojë jo vetëm fqinjtë e tij, por të gjithë Europën". Nuk e dimë se cili është tani armiku i ri i botës që pret sulmet e "shpëtimtarëve" të botës në rrezik. Mos ndoshta Siria? Apo Irani? Ku i dihet, ndoshta mund të jetë edhe ndonjë tjetër? Le të shohim prodhimet e fundit të Hollywoodit për të parashikuar ndoshta lëvizjet e ardhshme të Pentagonit. Ashtu siç ngarkohet Hollywood-i me detyrën e prodhimit të filmave, po ashtu nga ana tjetër zotohet Pentagoni me detyrën e luftës psikologjike. Të dyja këto mënyra e bëjnë gati popullatën për bombardimin e mesazhit imagjinar, duke i dehur me prodhimet e tyre artistike. Cokush do që të zhduket terrorizmi, veçse askush nuk mund të jetë pro të vdesin njerëz të pafajshëm!