Nga Arbëreshët, tek studentët e Mijëvçarit III!
Historia e shqiptarëve në Itali nuk është e re. Masivisht shqiptarët kane emigruar dhe para 500 vjetësh. Janë vendosur ne Zonat e jugut të Italisë kryesisht. Familje të mëdha feudalësh pas ripushtimit osman u emigruan për në Itali e krijuan oaze te kulturës shqiptare arbëreshe që të ngjallin emocione t`i dëgjosh e sodisësh dhe sot. Gjuha e traditat bile shpesh dhe riti ortodoks i meshës janë shenja që kultura e identiteti qe mbartën shqiptarët e parë ishte shumë i fortë e s'kishe hapësira për të qënë i asimilueshem. Kanë qënë pjesë aktive e historisë së Italise dhe i kanë dhënë shumë ketij vendi. Për nga aftësia në çdo fushë gjejmë papë shqiptare. 3 herë lider te botës së krishterë. Por dhe Antonio Gramshi emri i të cilit flet vetë, njeriu qe shënoi rrymën e post luftës në Itali. Një idealist pilastër i kulturës moderne italiane është shqiptarë prej këtyre shqiptarëve.Gojdhënat tregojnë qe Kalabria kjo zone e Italise do te thote Kalaja e Arberit.
Sot shqiptarët jane komuniteti i dyte i neo emigranteve ne Itali, pas atij magribin. Të legalizuar janë rreth 400 000 mijë. E jane të shpërndarë ne tërë Italinë. Nga Sicilia në Como. Emigrazioni shqiptar fillon me anijet e para ne 1991. Anije si male me njerëz qe vinin nga nje botë krejt tjetër. Ndoshta impakti i fortë i atyre ditëve të përplasjes ka shënuar raporin e emigracionit italo - shqiptar.
Shqiptarët janë punetorë të mirë. Janë zanatlinje dhe askush nuk ankohet nga puna e tyre. Kryesisht punojnë në ndërtim. Kjo dhe sepse emigracioni tek ne ka goditur me shumë shtresën më pak të profesionalizuar. Por ndoshta afërsia me Shqipërinë apo mos gjetja e një ambjenti të përshtatshem me mentalitetin tonë për të jetuar në keto anë ka bërë qe ne fillimet e veta emigracioni shqiptar i pa kontrolluar a ndihmuar nga hasje istance ne atdhe a ne Itali ka qenë në kërkim të mbledhjes së lekeve e kapitalit për t`i harxhuar në Shqiperi. Kjo ka bërë që të vonohet sipërmarrja dhe pozicionimi më i fortë i shqiptarëve ne tregun e punës në Itali. Eshtë fakt që komuniteti i huaj me më pak investim në sipermarrje megjithse i dyti nga numri është ai i shqiptareve. Megjithëse situata po ndryshon me ritme te shpejta. Shqiptarët nuk punojnë me më të vetmen ide për të ikur sa me shpejt me pushime në Shqiperi, por me qëllimin që nesër të punojnë më të qetë e ndoshta të jenë vetë sipërmarrës. Kjo bën që dhe investimet në atdhe të jenë më të arsyeshme, fryt i një eksperience por edhe të organizuara.
Pas 1999 e këtej me një rritje pothuajse gjeometrike janë shtuar studetentët shqiptarë në Itali. Kjo i ka dhënë mozaikut të emigrazionit shqitar një plus që asnjë tjetër komunitet i huaj nuk e ka në vendin e Apenineve. Nga fëmijët e emigranteve deri dek studentët universitarë në gjithë Italinë shqiptarët zënë vendin e parë të joitalianeve që shkollohen në fqinjin tonë perëndimor. Ndoshta kjo nuk thotë shumë tani, por thotë shume për të ardhmen. Shumë studentë shqiptarë po mbarojnë shkollat e larta. E se shpejti përballë kërkesës që ka tashmë komuniteti sipërmarrës shqiptar, do të lindë dhe nevoja e profesionistit të lirë.
Shqiptaret e rinj të Italsië janë organizuar në shumë shoqata. Unë nuk di vend a qytet italian ku për 28 Nëntor të mos festohet me mall e flamuj, me kenge valle, festa në të cilën jemi të gjithë më shumë shqiptarë.
Në mediat italiane, këngetarët shqiptarë, balerinët shqiptarë, ne bibliotekat e qyteteve gjenden librat shqip apo te autoreve shqiptarë dhe këto bëjnë të kuptosh që ndoshta me sinqeitet e pa e pasur për qëllim, populli ynë punëtor në këtë tokë të huaj po del nga imazhi i shëmtuar i fillimit të viteve `90. Dëgjon shpesh që të drejtohen "Shqiptare ju?!? S'do më kishte shkuar mendja kurrë..." Ndoshta sepse për shpiptarin mendohet për keq, por besoj dhe uroj që jo dhe për shumë.
Në Modena "Egnatia", një shoqatë studentash universitare shqiptare vetëm këtë vit ka prezatuar vendin e saj me një feste madhështore për 28 Nëntorin, ku u çel një ekspozitë me foto nga Shqiperia, fundjava te filmit shqiptar, panair me prodhime artizanale të folklorit shqiptar. Ky aktivitet mori vëmendjen përgëzimet e Bashkisë së Modenas, rajonit të Emilia Romanës dhe Unveristetit të Modenes dhe Reggio Emilies. Kështu, shqiptarët kanë ndjekë një rrugë të gjatë në Itali për të arritur deri këtu. Dhe kjo përpjekje duhet të vazhdojë, për të përfaqësuar më mirë një komb, i cili synon të aderojë sa më shpejtë në familjen europiane.