E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkumbini: "Bomba" që i plas në duar

Edhe pse deklaruan me shumë bujë "divorcin" nga Superliga, Shkumbini i është rikthyer përsëri luftës për qëndrimin në këtë kategori, madje kjo "dalje nga fjala" e tyre është shpërblyer nga Abazaj që shënoi golin e fitores në Lushnje. Një relacion i gabuar apo me dashje nga ana gjyqtarëve te ndeshjes Shkumbini “ Teuta detyroi donatorët e klubit të kalojnë në ekstrem. Me mendimin se do të kene me vehte edhe përkrahjen e tifozerisë peqinase për të cilët i vetmi argëtim ka mbetur fundjava(futbolli), donatorët ia çorrën maskën FSHF, duke deklaruar se vendimi ishte i qëllishëm dhe duke shkuar edhe më tej me akuzat si federatë mafjoze. Sipas tyre qënia e kreut të federatës shqiptare shijakas (afër Durrësit) dhe vota kundër tij në asamblenë e përgjithshme ku Duka u rizgjodh edhe për 4 vjet president janë shkaqe kryesore për "paragjykimin" dhe lufta për largimin e skuadrës së Shkumbinit nga 10 më të mirat e futbollit shqiptar. Por duke dashur të bëjnë "trimin", të dënojnë tifozerinë me pa të drejtë donatorët peqinas kanë harruar të lexojnë rregulloren Fshf. "Bomba" e hedhur në FSHF në mesjvavë duket se i ka plasur në duar donatorëve të klubit peqinas. Rroga e lojtarëve jashtë kryeqytetit është mjaft e vogël dhe dihet se shumë prej tyre nuk janë të kënaqur me mënyrën e shlyerjes së saj. Pra rreth 5.5 milion lekë (duke mos përfshirë edhe pagat e lojtarëve, stafit të ekipit,etj) donatorët do të çonin vetë me duart e tyre në kasën e "armiqve" të FSHF. Një kosto shumë e madhe për një klub që kërkon mbijetesën në Superligë. Nëse do ti kishte Shkumbini këto para atëherë ajo do të ishte kandidati kryesore për kampionatin dhe kupën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›