E Diel, 1 Nëntor 2026

Politika, kjo uloke në shtratin e paralizës!

Ka mëse dy javë që Kuvendi i Shqipërisë, është bllokuar nga një ngërc politik. Arsyet tashmë dihen, por ajo që pyet opinioni shqiptar është se ``sa kohë do të zgjasë ky sherr e kjo shamatë``? Kriza nisi me mocionin e Partisë Socialiste për shkarkimin e kryetares së Kuvendit zonjës Topalli. Cështja e votimit të fshehtë, të hapur apo të mbyllur, me kuti apo pa të, duket se thelluan edhe më tej hendekun mes mazhorancës dhe opozitës, mjaft të ndara dhe baltosura nga punimet e bllokuara në Tiranë, ``Zogu i Zi`` etj. Duket se politika, dhe konkretisht përplasjet pafund mes të majtëve dhe të djathtëve do të vazhdojnë të zënë kryevendin e vëmendjes së shqiptarëve. Ende nuk ka një përgjigje të qartë për ata që pyesin: e çdo të bëhet më tutje? Mediat vizive dhe shtypi i shkruar, të përgjumura që nga periudha e post 3 korrikut, kanë qenë në një maratonë pasyrimi këto ditë. Dy forcat më të mëdha politika në vendin tonë, PD-PS duket se janë larg konsesusit, në një kohë kur një palë kërkon ri-votim për Topallin, ndërsa ajo ndodhej mijëra kilometra larg duke u takuar me zyrëtarë të lartë amerikanë në Uashington. Zhurma e opozitës në Kuvend, dhe kundërpërgjigjia e kryeministrit Berisha me dokumente të tundura në erë, paqartësoi edhe më shumë komunikimin mes dy krahëve. Në fakt, shumëkush mendon se një katrahurë e tillë, nuk i shkon përshtat një vendi që pret të nënshkruajë Marveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian këtë pranverë që sapo ka nisë. Nga ana tjetër, nuk mungojnë edhe kritikat për qeverinë, sipas të cilave, po mundohet të marrë kontrollin e gjithçkaje. Debati dhe replikat janë mbartur në ekranet e televizoneve, duke braktisur njëherë e mirë institucionet. Akuzat dhe kundërakuzat fluturojnë mes titrave, ndërsa shumë pak prej tyre arrijnë deri në dyert e prokurorisë. Deri kur kështu?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›