E Diel, 1 Nëntor 2026

Grinden duke pirë, tenton të vrasë shokun

Pogradec

Një 38-vjeçar ka qëlluar me armë në lokal ndaj një të riu, por fatmirësisht nuk ka arritur ta vrasë atë. Policia ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të së enjtes, kur dy personat që njiheshin me njëri-tjetrin ishin duke pirë në tavolina të ndryshme në një lokal buzë liqenit të Pogradecit. Sipas burimeve policore, mes 38-vjeçarit Isallari dhe të riut Pogradecar, Meardi Berberi, ka nisur një sherr për pijet, pasi kanë filluar të qerasin njëri-tjetrin. Në gjendje të rënduar dhe nën efektet e alkoolit, Isallari ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të 24-vjeçarit Meardi Berberi, i cili ka shpëtuar vetëm me një gërvishtje të lehtë. Policia ka arrestuar 38-vjeçarin për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›