E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshentët, dy plagosje me thika në dy ditë

Rritet kriminaliteti mes të rinjve në Durrës. Pas arrestimit të një 16-vjeçari për plagosjen e rëndë të një të riu, një tjetër 16-vjeçar është vënë në kërkim nga policia e Durrësit. Adoleshenti nga Plazhi ka plagosur rëndë një bashkëmoshatarin e tij nga fshati Arapaj, që ndodhet fare pranë plazhit të Durrësit. Andi Kallçaku e ka goditur disa herë me thikë 16-vjeçarin S.I., që ndodhet në sallën e reanimacionit të spitalit të Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore. Sherri mes dy adoleshentëve erdhi gjatë një konflikti për motive të dobëta. Policia është vënë në kërkim të Kallçakut dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa ka ngritur akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›