E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet në kabinën elektrike bariu 14-vjeçar

Durrës

Një 14-vjeçar ka pësuar djegie të rënda në trup pas futjes në një kabinë elektrike. I mituri, lindur në Fushë-Arrëz dhe banues në Shënavlash të Durrësit, ka qenë duke kullotur bagëtitë në fshat, po ka përfunduar me djegie të shumta në spitalin e Durrësit dhe prej andej në Tiranë për ndërhyrje të specializuar. Nga hetimet e para ka rezultuar se 14-vjeçari ka hyrë brenda një kabine elektrike dhe ka rënë në korrent duke u djegur në duar e trup. Kabinat elektrike të lëna jashtë vëmendjes së punonjësve të filialit të elektrikut mbeten prej vitesh një rrezik i vazhdueshëm për jetët njerëzore. Ndër vite ato kanë shkaktuar viktima dhe të gjymtuar, po asnjëherë nuk janë marrë masa për mbylljen e tyre.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›