E Diel, 1 Nëntor 2026

Bala: Gërdeci, pronë e ushtrisë, jo repart ushtarak

Procesi

Fabrika e demontimit në Gërdec nuk ishte repart ushtarak, por një pronë në ruajtje e ushtrisë. Këtë fakt e ka pohuar gjatë seancës së djeshme ish-shefi i Shtabit në Komandën e Bashkuar, kolonel Baki Bala. “Gërdeci nuk ka ekzistuar ndonjëherë si repart ushtarak për Komandën e Bashkuar, por si prona 126 që ruhej nga forcat ushtarake si hapësirë territoriale. Gjithashtu, Bala pohoi se kjo pronë ishte nën administrimin e Brigadës Ajrore dhe për çdo shqetësim përgjigjej ajo. Figali Golemi, ish-shefe e Planifikimit dhe Buxhetit pranë Komandës Mbështetëse ishte dhe dëshmitarja e radhës në çështjen “Gërdeci”. Golemi tha se sektori i saj nuk ishte marrë për asnjë moment me planifikimin e transportit të municioneve apo karburantit që duhej për t’i transportuar ato. “Unë nuk kam pasur dijeni për transportin e municioneve, por jam njohur me këtë fakt në janar 2008, pasi shefi i armatimit më kërkoi të përgatisja dietat për një operacion. Llogaritjet u bënë, por këto dieta kurrë nuk janë paguar, pasi fondet nuk erdhën asnjëherë”, tha Golemi. Ndërkohë që dëshmitari i fundit në këtë seancë ishte Bardhyl çeliku, i cili përforcoi dëshmitë e kolegëve të tij parafolës, por pa mundur të jepte ndonjë detaj të rëndësishëm në ndihmë të procesit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›