E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grinden me shkopinj, më pas nxjerrin armët

PUKË - Janë përleshur mes tyre me grushta e shkopinj, pastaj kanë nxjerrë armët dhe me to kanë qëlluar në ajër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës në hyrje të qytetit të Fushë Arrësit në rrethin e Pukës. Artan Gjini është konfliktuar me një person tjetër dhe pasi janë përleshur me njëri -tjetrin, Gjini ka qëlluar në ajër me një automatik që e kishte në mjetin e tij. Policia ka ndaluar Artan Gjinin, ndërsa ka shoqëruar me cilësinë e dëshmitarit punonjësin e policisë komunale, Gjegjan Dedë Prendi. Mësohet se ky nuk ka qëlluar, por shoqërimi i tij është bërë pasi ka qenë i pranishëm në konflikt. Personi tjetër i përfshirë në ngjarjen pa pasoja është larguar dhe po punohet për identifikimin e kapjen e tij.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›