E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grinden në lokal, plagoset me thikë një 30-vjeçar

Një sherr banal mes tre personave ka çuar në plagosjen me thikë të një 30-vjeçari. Sherri mes të rinjve ka nisur pas fyerjeve reciproke, por më pas kanë qenë dy shokë që kanë plagosur me thikë "kundërshtarin". Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit rreth orës 20:00 të së premtes, kur shtetasit Olsi Xhukellari nga fshati Vërdovë dhe F. Hoxha nga fshati Leshnicë, kanë plagosur me thikë duke i shkaktuar plagosjen e rëndë, Fatmir Bazellin, 30 vjeç nga Pogradeci. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 të qytetit kur pasi kanë dalë nga një lokal, dy autorët kanë pritur 30-vjeçarin me të cilin kanë vijuar sherrin deri në plagosjen e tij me thikë. Burimet e policisë bënë të ditur se i dëmtuari ka marrë dy plagë të rënda dhe për pasojë është transportuar në spitalin civil të qytetit në gjendje kritike. Ndërkaq autorët janë kapur pak minuta nga policia lokale. Ajo bëri të ditur se ka arrestuar shtetasit Olsi Xhukellari 27 vjeç dhe F.Hoxha 33 vjeç, ndaj të cilëve rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje.

Ju.Dh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›