E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagos me armë një të ri, në pranga një 17-vjeçar

Një sherr banal mes të rinjsh, për pak i ka marrë jetën një 18-vjeçari, ndërkohë që për këtë ngjarje një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë të ditur se mesnatën e së premtes, është ndaluar Zenald M. 17 vjeç nga Durrësi. Arrestimi në flagrancë u bë për arsye se ai dyshohet të jetë autori i tentativës për vrasje me pistoletë të shtetasit Besart Islamaj, nxënës i shkollës teknologjike Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të së premtes në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar pas një grindjeje banale. I dëmtuari ndodhet në spitalin rajonal të qytetit për ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes, uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një predhë plumbi e kalibrit 9 mm. Policia deklaroi zyrtarisht se vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe gjetjen e armës me të cilën është kryer krimi. Ndërkohë ndaj 17-vjeçarit është ngritur akuza për konsumim të veprës penale të "vrasjes me dashje" e mbetur në "tentativë".

Va.Qy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›