Kakavijë, defekt në sistemin e kompjuterit, bllokohet kalimi për gjashtë orë
Një defekt në sistemin kompjuterik ka bllokuar për rreth 6 orë qarkullimin e automjeteve në pikën kufitare të Kakavijës. Problemi që ka ndodhur në palën greke, ka krijuar mëngjesin e djeshëm radhë të gjata automjetesh në pritje për të hyrë në territorin shqiptar. Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit kanë pohuar se defekti ka ndodhur rreth orës 04:00 të ditës së djeshme, duke krijuar probleme me përpunimin të dhënave të automjeteve dhe shtetasve që kalonin pikën kufitare të Kakavijës. Radha e automjeteve ka qenë rreth 1.5 km e gjatë dhe situata është normalizuar pas 6 orësh. Pas riparimit të defektit në të dyja palët e kufirit është punuar me kapacitetet të plotë të sporteleve. Në Qarkun e Gjirokastrës, në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy vendkalime kufitare, ajo e Kakavijës dhe "Tre Urat", që ndodhet rreth 22 km larg qytetit të Përmetit. Ndërsa, pika kufitare e Sopikut, që ndodhet rreth 50 km në jug të Gjirokastrës në Komunën e Pogonit, funksionon vetëm për këmbësorët.
En.Se.
En.Se.