Sigurimet shoqërore. Dosja që duhet të plotësojnë punëtorët e aksidentuar në punë
Rregullat që duhet të ndjekin që t’u njihen përfitimet ekonomike. Aksidentet në punë, regjistri i plotë me të dhënat e punëtorëve dhe rastet që njihen
Emanuela Sako
Çdo punëtor që pëson aksident në punë, për të marrë përfitime ekonomike nga shteti, duhet të plotësojë një dosje me të gjitha të dhënat e tij. Punëdhënësi ose pronari i kompanisë duhet të mbajë në ndërmarrje regjistrin e aksidenteve në punë dhe të sëmundjeve profesionale për çdo të punësuar. Në këtë regjistër duhet të regjistrohen të gjitha aksidentet dhe gati-aksidentet që ndodhin në ndërmarrje dhe të gjitha rastet e sëmundjeve profesionale. Ligji aktual përcakton rregullat që duhet të ndjekin ndërmarrjet ku ka persona të punësuar dhe të drejtat e punëtorëve. Nëpërmjet regjistrimit të gjithë të punësuarit përfitojnë dëmshpërblim apo pension të parakohshëm, sipas situatës, në bazë të ligjit.
Masat
Në rastet e dëmtimit të më shumë se një punëtori, regjistrimi duhet të bëhet për secilin punëtor të dëmtuar, në të njëjtin aksident. Çdo fletë e regjistrit, përpara përdorimit të tij, duhet nënshkruhet nga inspektori i punës dhe duhet të ruhet nga punëdhënësi për një periudhë 5-vjeçare. Pas kësaj periudhe këto regjistra arkivohen pranë drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore. Edhe në rastet e mbylljes së veprimtarisë para afatit 5-vjeçar dhe kryesisht në çastin e mbylljes së veprimtarisë, punëmarrësi është i detyruar t’i arkivojë regjistrat pranë drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore. Punëdhënësi është i detyruar të vërë regjistrin në dispozicion të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore sa herë që do t’i kërkohet.
Regjistri
Regjistri duhet të përmbajë disa elemente bazë për verifikimin e çdo punëtori. Kështu, dosja e plotë e punëtorëve duhet të përmbajë të dhënat personale, si identiteti, profesioni, repartin ku ka ndodhur aksidenti. Çdo dosje duhet të ketë në përbërjen e saj të gjitha rastet e aksidenteve të ndodhura në punë, me pasojë vdekjen apo të humbjes së aftësisë për të punuar. Për të mundësuar marrjen e përfitimeve pas aksidentit, duhet që të dhënat të jenë të sakta dhe të plota, qoftë edhe për diagnozat, vizitat, pjesët e trupit të dëmtuara etj. Numërohen rreth 86 sëmundje që njihen si sëmundje profesionale dhe që shpeshherë kanë lënë pasoja tek shëndeti i punonjësve. Në bazë të ligjit, sëmundje profesionale është çdo sëmundje e shkaktuar si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve, që rrjedhin nga veprimtaria e punës. Caktimi i shkallës së humbjes së aftësisë për punë, shkaktuar nga sëmundje profesionale, është vetjak dhe bazohet në studimin morfo-funksional të individit, në kushtet e punës. Këto sëmundje deklarohen në mënyrë të detyrueshme, nga shërbimi shëndetësor, shtetëror dhe privat, nëpërmjet fletë-deklarimit të sëmundjeve profesionale. Të gjithë personat që janë prekur aktualisht, apo do të preken nga sëmundjet e klasifikuara si të tilla, do të përfitojnë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pagesë, ndihmë sociale, e cila jepet sipas shkallës së sëmundjes dhe paaftësisë që krijon tek të prekurit.
Regjistri duhet të përmbajë këto elemente:
Emrin, mbiemrin e të punësuarit
Datëlindjen
Profesionin
Repartin ku ndodh aksidenti
Datën e aksidentit
Të gjitha aksidentet në punë, me pasojë vdekjen
Të gjitha aksidentet në punë, të cilat kanë sjellë humbje të aftësisë për punë të punëmarrësit
Të gjitha ndodhitë në të cilat mund të ishte shkaktuar aksidenti (gati-aksidenti)
Pjesa e dëmtuar e trupit
Diagnoza e sëmundjes profesionale
Data e diagnostikimit
Faktorët shkaktues të sëmundjes në mjediset e punës
Ditët e paaftësisë për punë për shkak të aksidentit ose sëmundjes profesionale
16 Maj 2009