E Diel, 1 Nëntor 2026

Grinden për një vijë uji, godet bashkëfshatarin me çifte



Ersekë – Konflikti për një vijë uji ka përfunduar me një plagosje të rëndë në fshatin Mollas të Kolonjës. Sipas të dhënave të policisë së këtij rrethi, pas një konflikti për motive të dobëta është plagosur me armë gjahu 52-vjeçari Fatmir Avdyli, lindur në Ersekë dhe banues në Mollas të Kolonjës. Bëhet e ditur se autor i kësaj ngjarjeje ka qenë 68-vjeçari Thoma Skupra, banues në këtë fshat, i cili është kapur në flagrancë menjëherë pas ngjarjes nga forcat e Komisariatit të Policisë së Kolonjë. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të lindur për shkak të një vije uji që i dëmtuari donte të hapte para shtëpisë së autorit. Skupra, pas konfliktimit me fjalë, ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar shtetasin Fatmir Avdyli duke i shkaktuar dëmtime trupore. Ai është transportuar menjëherë për në spitalin civil Kolonjë e më pas në spitalin e Korçës, ku pas ndihmës së marrë është jashtë rrezikut për jetën. Për këtë ngjarje u bë arrestimi në flagrancë i 68-vjeçarit për veprën penale të “vrasjes me dashje e mbetur ne tentative”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

20 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›