Risia/Mëngjesi i Parë Kombëtar i Lutjeve në Shqipëri
Politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile u mblodhën dje për tu lutur që “shpresa të ngadhënjejë mbi frikën”
Tiranë - Thuajse të gjithë amerikanët e mbajnë mend 6 qershorin e vitit 1944, kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Ruzvelt, drejtoi popullin në një lutje kundër pushtimit gjerman në Europë me besimin se e mira do të triumfonte. Dje, kësaj radhe në Shqipëri, Forumi për Demokraci dhe Etikë (FDE) organizoi Mëngjesin e Parë Kombëtar të Lutjeve në Shqipëri, me temë "Shpresa që ngadhënjen përmbi frikën", ku ishin të pranishëm shumë përfaqësues të klasës politike në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë, si dhe nga shoqëria civile, studentë etj. “Ne si FDE dëshirojmë sërish, sikurse bëmë në këtë 17 janar, të kujtojmë dhe lartësojmë 565-vjetorin e Kuvendit të Lezhës dhe ta shndërrojmë 2 Marsin në një ditë të madhe pro paqes, pro bashkimit e bashkëpunimit parimor, pro vlerave dhe moralit”, - tha kreu i FDE-së, Arian Galdini. Në foltore morën fjalën krerët e komuniteteve fetare në vend, sipas të cilëve shqiptarët duhet t’i kthehen Zotit dhe të mbjellin në zemrat e tyre një klimë mirëkuptimi e jo acarimi e konfliktesh, sidomos kjo e shfaqur në politikë. “Nuk e kisha menduar se këtë mëngjes do të reflektoja mbi titullin e këngës “It’s a neë///////// day, it’s a neë////// life”, e kënduar nga Michael Bubble. Unë personalisht do të lutesha që pjesa e dytë e titullit të kësaj kënge të bëhej realitet për Shqipërinë dhe që Zoti të mos përdoret për interesa politike”, - theksoi në fjalën e tij kreu i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, i cili bëri thirrje për të reflektuar më tepër për klasën politike të vendit. Me besimin që ky takim do të jetë si një pikë ujë, që me insistim, ditë pas dite, arrin të shkatërrojë një shkëmb, Galdini tha: “Sot kemi mbjellë një veprim që do të ngrejë një traditë, kjo traditë do të ngrejë një karakter e ky karakter do të ngrejë një komb”. “Besoj se kjo nismë do të shtrihet edhe në parlament. Këtë vit ka zgjedhje në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, zgjedhje që unë uroj të jenë demokratike dhe të respektohet kodi i etikës. Ka vend që edhe në Ballkan e më gjerë të gjejnë hapësirë iniciativa të tilla”, - ishte lutja e Bajram Rexhepit, ish-kryeministër i Kosovës, aktualisht kryetar i Komunës së Mitrovicës. Të pranishmit në Hotel Tirana International ranë dakord të luten që në këtë vit elektoral për të tre shtetet ku jetojnë shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, të ketë një fushatë elektorale të qetë dhe etike. “Ne besuam dhe fituam lirinë edhe kur u përballëm me një diktator si Millosheviçi”, - deklaroi Bujar Dugolli, ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë. Ne, si politikanë dhe qytetarë, duhet të deklarojmë solemnisht nën përgjegjësinë tonë morale, personale dhe publike se me respektimin e këtij 565-vjetori të Kuvendit të Lezhës bëhemi vullnetarisht në liri e me ndërgjegje të plotë pjesë dhe autorë të Aleancës së Madhe të Mirëbesimit.
Box
Alfred Moisiu, ish-President i Republikës së Shqipërisë
“Politika lufton për të marrë pushtetin për pushtet”
“Një karakteristikë e lashtë për vendin tonë, një shembull unik, është fakti që ne kemi një bashkekzistencë dhe harmoni fetare që është për t’u marrë shembull”, - deklaroi Alfred Moisiu. Më tej, ai citoi një shprehje, që e ka thënë edhe më parë në lidhje me politikën. “Ndoshta nuk do të tingëllojë mirë, por është për të ardhur keq që politika lufton për të marrë pushtetin për pushtet e jo për të ndërtuar shtet. Secili duhet të bëjë detyrën ndaj vendit e ndaj kombit”. Sipas ish-Presidentit të vendit, nuk është dëgjuar ndonjëherë që në Shqipëri të vdiste dikush nga uria, pasi në traditën tonë është të ndihmojmë mikun, shokun, fqinjin. “Kjo është një ndjenjë fisnikërie që gjatë 50 vjetëve diktaturë dhe gjatë këtij tranzicioni ka rënë në gjumë. Nuk mund të them që humbi, por po shkon drejt humbjes, pasi tani shqiptarët po mendojnë vetëm për veten e jo për tjetrin”, - përfundoi Moisiu.
Nate Ussery, organizator i Mëngjeseve të Lutjeve në Britaninë e Madhe dhe SHBA
“Kur politika shkon me besimin”
Na tregoni diçka për aktivitetin tuaj në Amerikë dhe në Britaninë e Madhe?
Ka mëngjes lutjesh në SHBA dhe në Britaninë e Madhe, si dhe në shumë vende rreth e qark botës. Po kështu, dua t’ju sjell përshëndetje shumë të ngrohta nga Amerika dhe Britania. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë në Angli, pasi unë jam amerikan, por jetoj në Britaninë e Madhe, është ndarja midis politikës dhe besimit. E rëndësishme është që njerëzit të mblidhen së bashku dhe të luten. Është mënyrë e mirë për të mbledhur edhe politikanë, për të bërë shoqëri e për të qenë në harmoni me njëri-tjetrin. Ajo që ne bëjmë në Angli është organizimi i personave, mbledhja e tyre së bashku, persona me besime e sfonde politike të ndryshme, nga shoqëria civile etj., që mblidhen në emër të Zotit. Kam ndihmuar gjithashtu për organizimin e Mëngjesit të Lutjeve në Kongresin amerikan në Uashington DC.
Po përsa i përket Shqipërisë, ç’mund të thoni?
Jam i kënaqur edhe me atë që ndodh në Shqipëri, është vërtet shumë mirë. Shqipëria, por edhe çdo njeri tjetër, ka nevojë për Zotin. Mendoj se çdo njeri ka nevojë për Zotin në fakt.
Është më e vështirë që njerëzit të vendosin besimin te Zoti, në vende si Shqipëria, që kanë rreth 2 dekada që janë shkëputur nga diktatura, në të cilën besimi nuk lejohej?
Shiko, edhe Britania ka ndryshime nga SHBA-ja. Unë mendoj se edhe në Britaninë e Madhe është më e vështirë se në Amerikë, ku ekziston tradita e besimit. Pothuajse të gjithë thonë se besojnë, edhe pse kjo nuk thuhet nëse është me zemër apo jo.
Cila është vështirësia e kësaj pune?
Vështirësia qëndron në faktin e së vërtetës, pastaj në aplikimin e asaj që pohohet nga grupet e interesit, politikanë etj., në jetën e përditshme.
Fitor Muça, president i Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare
“Ligji i Perëndisë është: ‘Çfarë do të mbillni, atë do të korrni’”
Kreu i VUSH-it, Fitor Muça, e nisi fjalën e tij me privilegjin e pjesëmarrjes në takimin e parë të kësaj natyre, duke cituar më pas një varg nga Bibla. “Perëndia nuk mund të vihet në lojë: njeriu do të korrë atë që ka mbjellë”, - tha ai, duke bërë thirrje mes të pranishmëve se çfarë janë duke mbjellë: urrejtje, zemërim, apo paqe. Sipas tij, askush nuk mund t’i shmanget një ligji të tillë, të sanksionuar nga Krijuesi ynë. “Forumi për Demokraci dhe Etikë është duke mbjellë diçka në sytë e Perëndisë dhe kombit, por kjo duhet të vijojë më tej që të mos tingëllojë si teori”, - përfundoi pastor Muça.
Me sytë nga Skënderbeu
Të gjithë ranë dakord që në atë 2 mars 2009, në atë 565-vjetor të Kuvendit të Lezhës, të nderohej heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Skënderbeu u lind nga një nënë ortodokse, u rrit si mysliman dhe qeverisi si katolik. Brenda vetë personit të Skënderbeut gjendet e tërë simbolika e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare. Skënderbeu është udhëheqësi shqiptar, i cili më mirë, më fort e më qartë se kushdo tjetër ka arritur të bashkojë politikisht të gjithë liderët e vendit dhe të gjithë shqiptarët. Lajtmotivi kryesor që rrezaton Skënderbeu si hero kombëtar është bashkimi. Shoqëria shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo ku jetojnë shqiptarë nën shembullin dhe modelin që na ofron Skënderbeu, sot ka më shumë nevojë se kurrë për bashkim.
Kërkesat e lutjeve në atë mëngjes të parë lutjeje
Të luten që në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të ketë zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme.
Të luten që në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të zgjidhen kandidatë me integritet.
Të luten që të zgjedhurit ta dëgjojnë qytetarin dhe të kujdesen për të.
Të luten që në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të ketë Drejtësi.
Të luten që në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të ketë një betejë të fortë, të sinqertë dhe reale kundër korrupsionit, duke ngritur në këmbë një frymë dhe edukatë qytetare, politike kundër korrupsionit.
Të luten që shteti i ri i pavarur i Kosovës të njihet më gjerësisht, të përforcojë demokracinë dhe liritë në vend dhe të fillojë shpejt procesin e integrimit në OKB, NATO, BE, etj.
Të luten që paqja dhe mirëkuptimi e stabiliteti të vendoset e të mbizotërojë në Veriun e Kosovës dhe në Zonën e Preshevës.
Të luten që integriteti territorial i Kosovës të jetë i paprekshëm dhe i panegociueshëm.
Të luten që paqja, demokracia dhe liritë të vendosen dhe të mbizotërojnë në rajonin e trazuar të Ballkanit, por edhe kudo në botë.
20 Mars 2009