E Diel, 1 Nëntor 2026

Grinden për reklamat, thika nga nipi i gruas

Zihen për reklamat e dyqanit, plagoset pronari. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen nr.4 të qytetit të Korçës, ku ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi A.Cela. Burimet e policisë lokale kanë bërë të ditur se pronari i një njësie tregtare është plagosur nga nipi i bashkëshortes së tij, për motive të dobëta. Të njëjtat burime saktësojnë se ka qenë shtetasi E.Thimo që ka qëlluar me thikë, duke plagosur pronarin e një dyqani ku tregtoheshin artikuj veshmbathje. Sherri mes të plagosurit dhe autorit ka ardhur si pasojë e reklamave dhe posterave që i dëmtuari kishte vendosur në njësinë e tij, por që nuk janë "preferuar" nga Thimo. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia për plagosje të lehtë me dashje.

Ju.dh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›