E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH u lë afat debitorëve, kërcënon me penalizime

OSSH u lë afat debitorëve disa ditë për të shlyer borxhet, në rast të kundërt do të nisin penalizimet. Ky ka qenë urdhri më i fundit i mbërritur në filialin e OSSH-së së Fierit. Mësohet lista e debitorëve të energjisë elektrike për vitin 2009, por edhe për periudhën e mëparshme është mjaft e gjatë. Mes debitorëve figurojnë edhe njësi të qeverisjes vendore, ujësjellës, kopshtet dhe çerdhet, bashkitë dhe komunat. Debitorja më e madhe e energjisë së konsumuar është kompania "Armo", e cila konfirmohet se ka një debi mbi 140 milionë lekë. Më pas vjen TEC me shumën e 5.3 milionë lekëve borxh, të cilin e ka të mbartur nga vitet e kaluara. Kompania "Albpetrol" ka debi për faturat e pashlyera OSSH-së në shumën prej 5.1 milionë lekësh. "Debitorëve u është lënë afat disaditor për të shlyer detyrimet. Në rast të mosshlyerjes, javën tjetër do t‘u ndërpritet energjia për një afat të pacaktuar", shprehen për "Shqip" në filialin e OSSH-së së Fierit.

Ma.Tr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›