E Diel, 1 Nëntor 2026

Invalidët nisin protestat, nuk paguhen prej dy muajsh

Paraplegjikët dhe tetraplegjikët e Durrësit kanë nisur dje protestat për mosmarrjen e pensionit mujor të invaliditetit. Në sheshin kryesor të qytetit, ata kanë deklaruar se do ta përshkallëzojnë protestën sociale në rast se qeveria nuk do të akordojë fondin për të shpërndarë ndihmën financiare të paaftësisë, e cila nuk u është dhënë për periudhën nëntor-dhjetor. Sipas Kujtim Talkos, nënkryetar i shoqatës së paraplegjikëve të Durrësit, bllokimi i rrugës hyrëse të qytetit bregdetar është një tjetër formë e protestës që invalidët kanë zgjedhur si hap të mëtejshëm në këtë fundviti që ka trokitur i vështirë dhe pa asnjë përkrahje në familjet e tyre të varfra. Futja e personave të tjerë gjatë vitit në skemën e përfitimit ka bërë që fondi i akorduar nga qeveria në fillim të vitit të mbarojë, duke lënë pa ndihmë rreth 5 mijë invalidë në Durrës.

Va.Qy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›