E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi për Kumbaron, urgjent në Londër

Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që riktheu masën e arrestit me burg për Ilir Kumbaron, prokuroria e dërgon urgjent këtë vendim drejt Londrës, pasi autoritetet britanike ishin në pritje të qëndrimit nga gjyqësori shqiptar për të pandehurin. Burime nga akuza e Krimeve të Rënda pohuan se vendimi në anglisht është dërguar me letër-porosi dhe tashmë pritet se çdo të bëjë gjykata londineze për ta ekstraduar 56-vjeçarin, për llogari të procesit gjyqësor që ka mbi një vit i hapur.
Ilir Kumbaros iu shuajt masa e arrestit në fillim të këtij muaji nga Gjykata e Lartë, pasi sipas Kolegjit, që prej 2004 ajo i kishte humbur efektet e saj procedurale. Ndërkohë, prokurori i çështjes kërkoi dy ditë më parë rivendosjen e arrestit, pasi sipas tij, mbi Kumbaron, përveç rrëmbimit të Remzi Hoxhës dhe Ziso Kristopullit, është shtuar edhe akuza për rrëmbimin e torturimin e Avdyl Loshajt. Sipas prokurorit, ekziston rreziku që i pandehuri të arratiset apo të prishë provat nëse ai mbahet në gjendje të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›