E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grinden për shkaqe banale, nxjerrin thikat të “sqarohen”



Dy persona janë plagosur në ngjarje të ndryshme në Elbasan dhe në Lezhë. Burime policore thanë për gazetën se një grindje banale për pak sa nuk i ka kushtuar jetën 33-vjeçarit Artan Muça, në vendin e punës së tij, në një lokal të qytetit të Elbasanit. Muça është sulmuar nga adoleshenti 20-vjeçar Niklajd Llatja dhe ndodhet aktualisht i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të 20-vjeçarit, që ka mundur të largohet pas krimit. Një tjetër plagosje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës. Angjelin Pershpali ka marrë plagë të rënda pasi u qëllua disa herë me thikë nga Gjok Lleshi. I riu ndodhet aktualisht në Spitalin Ushtarak dhe mjekët konfirmojnë gjendjen e tij të rëndë shëndetësore. Agresori është shpallur në kërkim nga policia.

Pranga dy të rinjve, policia i gjeti sasi të vogla Cannabis sattiva

Tiranë – Dy të rinj janë vënë në pranga ndërsa u kapën nga policia me sasi të vogla të Cannabis sattiva. Burime policore thanë për gazetën se Gerald H., 20 vjeç, dhe shtetasit Enea D., 21 vjeç, banues që të dy në Tiranë, u ndaluan pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën 1.2 dhe 2.2 gramë lëndë narkotike Cannabis sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Hetim në liri të dyshuarës për vjedhje

Tiranë – Prokuroria do të hetojë në liri për vjedhjen e një kasaforte në rrugën “Muhamed Gjollesha”, në pronësi të një shtetasi, shtetasen Shpresa M., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë. E sipërpërmendura dyshohet si autore e ngjarjes së ndodhur me datë 21.07.2008. Kjo shtetase, pas konsultimit me prokurorin e çështjes, do të ndiqet në gjendje të lirë, për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i KP.

Pranga 43-vjeçarit, aksidentoi me vdekje një fëmijë

Tiranë – Aksidentoi një fëmijë me vdekje, përfundon në qeli. Burime policore thanë për gazetën se është kryer arrestimi në flagrancë i Pashuk Makës, 43 vjeç, banues në Kamzë. Arrestimi i tij u krye për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi dje në orën 10:00, në Rrugën e Durrësit, pranë servisit “Morina”, duke drejtuar mjetin veturë tip “Benz”, me targa TR 0957 L, ka goditur dhe aksidentuar shtetasen E. C., 3 vjeçe.

28 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›